Ditën e djeshme kryeministri Rama postoi një foto jo të zakonshme hipur në një gomar. Në një gomar prej kallçuku në fakt që zakonsisht preferohet nga fëmijët në këndet e lojërave.
Po duket se kjo mënyrë e Ramës për të tërhequr vëmendjen nuk është pëlqyer aspak nga ndjekësit në rrjetet sociale.
Masivisht kanë filluar memot për këtë foto të kryeministrit. Dikush e vendos kryeministrin sipër kalit të Skëndërbeut në qendër të Tiranës dhe dikush tjetër i vendos një mbishkrim.
E në fakt kjo është dukuria e rrjeteve sociale, nëse ti tenton të ushqesh publikun me një informacion apo imazh disi jo të zakonshëm, nga momenti në moment mund të të kthehen mbrapsht. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1528″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]