Ish-kreu i Hipotekës në Korçë Klajdi Terova i cili u shkarkua në korrik të vitit të kaluar nga kryeministri Rama gjatë një takimi publik është dëmshpërblyer nga gjykata, raporton “Fax News”. Gjykata ka vendosur për Terovën që të marrë 10 rroga dëmshpërblim me vlerë mbi 1 milionë lekë të reja.
Sjellim në vëmendje që Rama iu kërkoi të gjithë regjistruesve në korrik që të jepnin dorëheqjen për shkak të cënimit të interesave të qytetareve. Terova paraqiti dorëheqjen një ditë pas takimit me kryeministrin.
Për shkak të shkeljeve të konstatuara nga KLSH dhe një grup i Ministrisë së Drejtësisë , ndaj Terovës mori masën e shkarkimit nga detyra.
“Hipoteka e Korçës dëm buxhetit të shteti 40 milionë lekë të reja”, thuhej në vendimin e ministrisë për shkarkimin e tij.
Ish-regjistruesi i Korçës Klajdi Terova refuzoi kërkesen e kryeministrit duke paditur Ministrinë e Drejtësisë për pushim te paligjshem nga puna.
“Dorëheqja nuk paraqet vullnetin tim të lirë, nuk e gjej veten tek akuzat e kryeministrit. I kërkoj gjykatës dëmshpërblim për shkarkim të paligjshem nga puna.”, u shpreh Terova.
Gjykata e Korçës pranoi argumentat e Teroves duke caktuar si masë dëmshpërblimi për pushimin nga puna 10 rroga mujore me vlerë mbi 1 milionë lekë të reja. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post