Kryeministri Edi Rama ka pranuar për herë të parë mbrëmjen e sotme se ndërnarrja e hapave për realizimin e Reformës në Drejtësi, nuk ishte propozim e as imponim i ndërkombëtarëve sikurse është cituar vazhdimisht, por e tija personale.
Ai madje ka theksuar sot në “Opinion” se ka takuar kancelaren Gjermane, Ankela Merkel të cilës i ka kërkuar angazhimin dhe ndihmën e saj personale për arritjen e këtij qëllimi.
“Kam shkuar në Gjermani dhe i kam kërkuar personalisht Merkelit të na ndihmonte dhe përkrahte për realizimin e Reformës në Drejtësi. Nuk është kjo reformë kusht nga ndërkombëtarët. E kam thënë personalisht dhe e kemi shkruar edhe në programin politik të zgjedhjeve të vitit 2013, që ne do të bënim reformim të plotë të sistemit në drejtësi, ka qenë zotimi ynë. Madje ndërkombëtarët edhe ma kanë kundërshtuar në fillim duke kërkuar vetëm Vettingun”, tha Rama ndër të tjera.
Në këtë kuptim, bazuar në një deklaratë të tillë, provohet se Reforma në Drejtësi është produkt i qeverisë dhe Edi Ramës, e jo sikurse është ‘trumbetuar’ si kontribut dhe përkushtim i SHABA dhe BE.
(F.GJ/FAXWEB.AL)