08:02 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama e ‘vulos’ për çeljen e negociatave: Nuk jam optimist për javën e ardhshme (U ankohet mediave të huaja)

10:27 | 12/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama e ‘vulos’ për çeljen e negociatave: Nuk jam optimist për javën e ardhshme (U ankohet mediave të huaja)

Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për Irish Times, ka folur për mundësinë që Europa t’i thojë jo çeljes së negociatave me Shqipërinë, që sipas tij është një problem që lidhet me politikat e brendshme të BE-së.

“A jam optimist? Jo”, tha Rama për The Irish Times, ndërsa ka shtuar më tej: “Nuk ka shumë vend për të qenë optimistë me atë që po ndodh sot në Evropë. Unë jam optimist për të ardhmen e vendit por jo për atë që do të ndodhë javën e ardhshme. “

Ndërkohë që Rama ka folur dhe për Reformën në Drejtësi duke thënë se vendi po pastrohet nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.

“Ne pastruam aq shumë sa gjykata kushtetuese është fshirë praktikisht. Dhe tani ata [BE] thonë: “Mirë, ju pastruat por nuk keni gjykatë kushtetuese”, citohet Rama nga Irish Times.

“Ne nuk po kërkojmë të jemi anëtar i BE javën tjetër. Ne e dimë që nuk mund ta bëjmë këtë pa një gjykatë kushtetuese. Ne po kërkojmë të fillojnë bisedimet e pranimit. . . e cila mund të vazhdojë mbase 10 vjet. Pra, atëherë na gjykoni në 10 vjet “, është shprehur më tej Rama.

Më tej në shkrim theksohet dhe fakti se një pjesë shumë e madhe e qytetarëve shqiptarë e duan integrimin e vendit në BE: Sondazhet tregojnë se shqiptarët janë të etur për anëtarësimin në BE, të cilët shpresojnë se do të rrisin pagën mesatare dhe pensionet. Por shumë nuk mund të rrinë dhe të presin që jeta këtu të përmirësohet. Që nga koha kur Shqipëria rrëzoi komunizmin në 1991, rreth 1.4 milionë shqiptarë janë larguar nga vendi, kryesisht për Itali dhe Greqi.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: ankohet ramarama negociatatrama per mediat e huaja
Pas

“Gjaku në gju të vejë, shtëpitë nuk i lëmë”, banorët e Astirit të vendosur edhe pas terrorit policor

Para

Ndahet nga jeta profesori dhe eksperti i ekonomisë, ish Ministri i Financave jep lajmin

Para
E TRISHTË/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar

Ndahet nga jeta profesori dhe eksperti i ekonomisë, ish Ministri i Financave jep lajmin

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 322 milionë dollarë për Ukrainën

BE-ja dhe Japonia bien dakord të punojnë së bashku për të promovuar tregtinë e lirë dhe sigurinë ekonomike

Izraeli dhe Ukraina njoftojnë ‘dialog’ për t’iu kundërvënë Iranit

3 të vrarë dhe 1 i plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri në Irlandën e Veriut

Lezhë/ Aksident i rëndë pranë Fishtës, automjeti përplaset me një trailer. 1 i vdekur dhe 4 të plagosur rëndë

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.