Vlora International Airport po përgatitet për hapjen e tij.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se aeroporti do të hapet më 8 maj.
“Edhe 3 ditë nga ulja e avionit të parë në pistën e kodifikuar me inicialet VLO dhe për fillimin e testeve të hapjes graduale, për certifikimin përfundimtar”, u shpreh ai.
Ky aeroport do të ofrojë 1200 vende pune dhe do të jetë aeroporti i dytë kombëtar i Shqipërisë, pas aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë.
Aeroporti i Vlorës ka një pistë të dizenjuar për avionë 4E, që janë avionë me trup të gjerë, airbus 330-340, apo Boeing 777 që janë të përshtatshëm për t’u akomoduar në këtë aeroport.
Me një sipërfaqe prej 309 hektarë, pistë 3.2 km dhe me një investim prej 104 milionë euro, porta ajrore e jugut të Shqipërisë synon t’i japë një tjetër hov zhvillimit të zonës po veçanërisht turizmit në vend.
E veçanta e këtij aeroporti është se do të ketë dhe një sipërfaqe të posaçme që do i kushtohet Akademisë së Aviacionit dhe se nuk do të shërbejë vetëm për transportin e njerëzve, por dhe të mallrave.