Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë ndryshe që t’i udhëzojë qytetarëve si të “shfrytëzojnë fundjavën” në kohë karantine, pas masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së koronavirurisit.
Më pak rradhë në Facebook, Rama njoftoi se ditën e shtunë mund të dilnin pensionistët dhe ditën e dielë mund ta shfrytëzonin për të dalë mamatë me fëmijët nën 10 vjeç.
Këto lirim-shtrëngime të kryeministrit Rama kanë sjellë edhe reagime në shumta kundër në mediat sociale, dhe disa prej tyre i kanë shkruar kryeministrit në Facebook.
Një ndër to është edhe këngëtari shkodran Luiz Ejlli, i cili i shkruan Ramës që pas pensionistëve dhe mamave, radhën e daljes ta bëjë me alfabet.
Ndërkaq kryeministri i është kthyer duke e cilësuar reagimin e tij si humor kaps.
Luiz Ejlli: Dje nxore pensionistat, sot mamate. Te henen beje me alfabet: Le te dalin ata qe i fillon emri me A, te marten me B, etj. Kur te mberrish tek K, dil vete.
Edi Rama: Humor kaps quhet ky
Luiz Ejlli: Po une tu drejtova si Kryeminister me K, pastaj se te shkon mendja tjera kund…
Discussion about this post