Kryeministri Edi Rama zgjodhi që t’u thotë “Mirëmëngjes” dhe t’u urojë një ditë të mbarë shqiptarëve përmes një peisazhi nga bregdeti i Ksamilit, duke e cilësuar si “pamje fantastike të një prej destinacioneve më të preferuara”.
Më tej, ai ndalet tek turizmi, duke shprehur se vazhdon të mbetet një prej faktorëve më të rëndësishëm të rritjes ekonomike që tremujorin e parë të 2017-ës u shtua me 3.94%.
“MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë pamje fantastike nga plazhi i Ksamilit, një prej destinacioneve më të preferuara të turistëve vendas e të huaj, bashkë me lajmin inkurajues se turizmi vijon të jetë një prej faktorëve më të rëndësishëm të rritjes ekonomike që tre-mujorin e parë të këtij viti u shtua me +3.94%, ndërkohë që investimet e huaja për të njëjtën periudhë u rritën me +8%.”, shkruan Rama.
(XH.A/SHUPLAKA)