Burime për “Shuplakën” tregojnë se Arjan Hoxha është emëruar sot drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve nga kryeministri Rama. Ky emërim vjen pas marrëveshjes së 18 majit mes Kryeministrit Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha.
Hoxha është propozuar nga PD dhe më parë ka mbajtur postin e Shefit të Krimit Ekonomik.
Arjan Hoxha njihet si efektivi që ka arrestuar babain e Sajmir Tahirit, Bashkim Tahirin të dyshuar për kontrabandë ilaçesh disa vite më parë.
Ai u lirua nga detyra gati një muaj pasi PS erdhi në pushtet në vitin 2013.
Marrëveshja PS-PD parashikonte edhe zëvendësimin e 5 drejtorive. Drejtorin e OSHEE, të ALUIZNI-t, Drejtorin e Përgjithshëm të Hipotekave, Drejtori i pergjithshem i Burgjeve, Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural. (M.D/Shuplaka)