09:43 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Rama është nisur për tu takuar me Bashën”, deklarata e fortë e Goxhajt: Jemi përballë një fakti që ne mund të…

17:14 | 24/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rama është nisur për tu takuar me Bashën”, deklarata e fortë e Goxhajt: Jemi përballë një fakti që ne mund të…

Aktivisti dhe avokati i njohur Altin Goxhaj, gjatë një interviste në Televizioni Fax News foli për vizitën e Ramës dhe Alexi Sorosit në Paris si dhe të Bashës në Bruksel, për të cilët solli argumente të forta që sipas tij mund të kenë zhvilluar një takim.

“Rama është nisur për tu takuar me Bashën. Nga sinjalet që kam patur provohet se Rama është nisur për të takuar Bashën”, deklaroi Goxhaj.

Ai argumentoi më tej duke thënë se Soros ka postuar në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë mjë foto nga Parisi, duke shtuar dyshimet se ai mund të ketë realizuar një takim midis dy kryetarëv të partive më të mëdha në vend.

“Basha, Rama dhe Alexi Soros kanë qenë ditën e mërkurë vetëm dy orë larg njëri-tjetrit. Rama e deklaroi vetë se ka takuar disa personazhe të njohura, dhe tha se ishin takime sekrete. Një kryeministër kurrë nuk kryen takime sekrete. Ato mund të mbeten të tilla për aq kohë sa zhvillohen për çështje të sigurisë por pasi përfundon tregohet axhenda e takimeve dhe me kë është takuar. Rama ka informacione se ka hipur dru në avion, ka udhëtuar dru dhe ka zbritur dru. Fakti që Rama u nis vetëm është e çuditshme. Pse?

Kemi parë një Ramë të veshur me antiplumb, është në dispozita frike dhe terrori. Ai ka udhëtuar vetëm sepse ai nuk don dëshmitarë. Marrim hipotezën se ka takuar Alexi Soros, sepse ky i fundit ka postuar në të njëjtën ditë një foto nga Parisi. Gjithmonë Rama është takuar me dëshmitarë. Po si ka mundësi që kur Luli ndodhet 2 orë larg Parisit, pra në Bruksel, Rama niset vetëm nga Rinasi dhe Sorosi e deklaron vetë që ka qenë në Paris. Jemi përballë një fakti që ne mund të vërtetojmë fakte se Rama dhe Soros janë takuar në Paris. Rama është nisur për tu takuar me Bashën”.

Goxhaj tha gjithashtu se Lulzim Basha nuk ka bërë publike nëse ka votuar në Bruksel kundër Kryeministrit hungarez, Viktor Orban lidhur me qëndrimin e këtij të fundit kundër Xhorxh Soros dhe kritikave të marra nga faktori ndërkombëtar lidhur me këtë.

“Basha nuk u tha se në çfarë votimi ka marrë pjesë Basha, nëse Basha ka votuar kundër Orban, nga që ai po kundërshton Sorosin, nëse e ka bërë këtë prroçkë është e pafalshme sepse Orban është një mik dhe mbështetës i Shqipërisë dhe integrimit të saj por është shprehur publikisht kundër Sorosit, dhe nëse Bashha ka votuar kundër tij, kjo është skandalozë”.

Goxhaj foli edhe për situan politike në vend dhe konkretisht mbi qëndrimin e opozitës lidhur me zgjedhjet lokale të qershorit.

“Opozita me të drejtë refuzon të futet në zgjedhje me këtë model qeverisës. Modeli i kësaj opozite që kemi është që të shkojë sa më e shpartalluar në zgjedhje. E zëmë se u rrëzua qeveria dhe thotë e bëjmë siç thoni ju. Basha sipas nesh është diversant që ka ardhur nga Sorosi për të shkatërruar opozitën siç po bën sot. Ja u rrëzua qeveria, çfarë kodi zgjedhor kemi? Kodi zgjedhor do shumë vota, vota nuk ka, i ka të gjitha Edi Rama. Basha nuk ka qartësi as vetë për kodin zgjedhor”.

Ai tha se është realizuar një sondazh së fundmi lidhur me preference e votuesve midis Erion Veliajt dhe Dashamir Shehut për garën e Tiranës ku tha se qytetarët votuan 86% në favor të Shehut.

“Një sondazh që bëmë me pyetjen se kë do të votonit, Erion Veliajn apo Dashamir Sherhun, 86% propozonin Dashin. Pse opozita nuk ka propozuar asnjë kandidat për zgjedhjet?! Kjo opozitë nuk ka më kohë për të propozuar dhe bërë të njohur në elektorat kandidaturën e saj”.  

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/784909858575427/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: ALEXI SOROSaltin goxhajBASHA ESHTE TAKUAR ME RAMEN NE PARISXHORXH SORO
Pas

I vendosën eksploziv poshtë makinës, 44-vjeçari me ‘fat’ i shpëton atentatit (Emri)

Para

Ishte një moment që degradova, Kastro Zizo tregon si hoqi dorë nga alkooli: U zgjova një mëngjes…

Para
E thotë troç Kastro Zizo: Pro operacioneve plastike, si i ngacmonim vajzat në kohën tonë

Ishte një moment që degradova, Kastro Zizo tregon si hoqi dorë nga alkooli: U zgjova një mëngjes...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lufta në Siri, Tajlanda: Mbi 100 mijë civilë kanë ikur si pasojë e konfliktit me Kamboxhian

SHBA-të dhe Izraeli dënojnë planin francez për të njohur shtetin palestinez

Kavajë/ Ngriti shtëpi bari në Spanjë dhe vodhi energjinë, arrestohet për ekstradim 54-vjeçarja e kërkuar

Në kërkim nga Italia, arrestohet 52-vjeçari në Cërrik, pritet ekstradimi

Ende aktive vatra në Dishnicë të Korçës, 60 forca në terren nga zjarrfikësja, ushtria dhe pyjorja për të parandaluar përhapjen e flakëve

Fier/ 26-vjeçarja mbyti me tel babain dhe tentoi të fshihte ngjarjen, arrestohet edhe e ëma që e ndihmoi

Vëllezërit sulmojnë me thikë 33-vjeçarin pas sherrit për motive të dobëta, arrestohet njëri prej tyre

Helikopteri iranian përballet me luftanijen amerikane që i afrohet ujërave territoriale

Parashikimi i motit për sot, 25 korrik 2025

Shkencëtari izraelit: Raketa e re turke mund të arrijë vendin tonë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.