05:53 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Rama është një aventurier i rrezikshëm”, deklarata e fortë e Ndokës: Ja si i kërcënon socialistët

17:21 | 05/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rama është një aventurier i rrezikshëm”, deklarata e fortë e Ndokës: Ja si i kërcënon socialistët

Kreu i Partisë Demokristiane njëkohësisht ish-deputetit i tërhequr tashmë, Nard Ndoka deklaroi gjatë një interviste për Tëlevizionin Fax News, se ai që ka humbur nga gjithë ajo që po ndodh në politikën shqiptare, është Edi Rama pasi sipas tij po qeveris me një Parlament jo legjitim sepse nuk e ka opozitën përballë.

“Ne kemi përballë një kryeministër aventurier. Ne kemi fituar si opozitë, fundi është i Ramës pasi ai qeveris pa opozitën përballë në një Parlament jo legjitim”, deklaroi Ndoka.

Nard Ndoka i cili është zgjedhur nga listat e Partisë Demokratike gjatë zgjedhjeve të kaluara parlamentare, që prej datës 1 mars nuk është më deputet i Parlamentit Shqiptar, pasi ju bashkua vendimit të opozitës për të djegur mandatin.

Kryetari i PDK-së foli edhe për protestën e sotme të opozitës ku sipas tij, “ishte e madhe, pati një frymë qytetarie dhe i dha një mesazh të madh kryeministrit Rama”.

Ndoka akuzoi kryeministrin si një person të cilit i janë errësuar sytë nga pushteti, është shndërruar në një aventurier dhe përpiqet që të nxjerrë opozitën nga sistemi.

“Kemi një kryeministër aventurier, dhe është i rrezikshëm, që i janë errësuar sytë nga pushteti. Nuk ka dalë opozita nga sistemi por Rama. Rama po përpiqet të bëjë opozitë me deputetë fallco. Nuk kemi akoma një reagim institucional nga ana e mazhorancës për situatën e krijuar në vend. Rama mbolli frikën në politikën shqiptare, mbolli frikën tek qytetarët shqiptarë duke i kërcënuar të gjithë me burg. Këtë gjë e ka bërë edhe me përfaqësues të mazhorancës të cilëve ju ka hequr disa të drejta themelore brenda partisë. Në PS ka persona që mund ti kërkojnë llogari Ramës por ai i kërcënon”, deklaroi ndër të tjera Ndoka.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: deklarata e fortenard Ndokarama kercenon
Pas

Në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 49-vjeçari

Para

Situata politike në vend, PE sulmon opozitën: Po dërgon mesazhin e gabuar në Europë

Para
Situata politike në vend, PE sulmon opozitën: Po dërgon mesazhin e gabuar në Europë

Situata politike në vend, PE sulmon opozitën: Po dërgon mesazhin e gabuar në Europë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.