Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka deklaruar se programi i PD-së do të garantojë që asnjë pension të mos jetë më i ulët se 200 euro.
Në një postim në Facebook, Balliu kritikoi qeverinë e Edi Ramës për 12 vite shpërfillje ndaj pensionistëve, duke theksuar se ata janë një kategori që ka nevojë për mbështetje më shumë se kurrë.
“Programi i Partisë Demokratike garanton që çdo pensionist do të ketë një pension minimal prej 200 eurosh, një rritje me 20% për çdo pension, kthimin e TVSH-së për ushqimet deri në dyqan dhe pensione shtesë në vit,” shkroi Balliu.
Ai bëri thirrje për bashkim më 11 maj, duke e cilësuar këtë si një mundësi për një “Shqipëri Madhështore”.