Kryeministri Ram ka folur sot në Komunikimin Javor ku u shpreh se Europa e ka kuptuar se çadra e opozitës është barrikadë ndaj reformës në drejtësi.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Letra e Hahn është vullnet i BE për të mos lejuar ngecje në vend. Jo vetëm në letrën e tij por në të gjitha kontaktet, mesazhi është shumë i qartë, reforma në drejtësi dhe bërja e shtetit do të vendosin fatin europian të shqipërisë. Bllofi i PD me argumentin se po nuk u fut në zgjedhje nuk bëhen zgjedhjet, po humbet. Vetë demokratët po e braktisin lidershipin dhe nuk kanë ndërmend t’i japin asnjë lloj vëmendje.
Lidershipi i asaj partie ka humbur miqtë seriozë të së djathtës, akush nuk merret më me PD-në, çdo kancelari e ka kuptuar që çadra është barrikadë ndaj refomës në drejtësi.
Kush mendonte se pa PD nuk ka zgjedhje ka marrë përgjigje, demokracia është mundësi e çdokujt për të marrë pjesë në zgjedhje por jo për të marrë peng zgjedhjet. Qëndrimi i prerë i BE në mbrojtje të 18 qershorit ka edhe një arsye të fortë. Europa i ka vlerëusar reformat dhe efektet e tyre, qeveria jonë nuk është pa të meta por respektohet nga të gjithë, luftojmë me vizion, nuk jemi lëkundur përballë asnjë reforme sfiduese.
Ne i kemi dhënë Shqipërisë një dinjitet në marrëdhëniet ndërkombaërtare, kemi krijuar një atmosferë të re, prampambetja nuk është arsye për ta trajtuar Shqipërinë pa respekt. Shqipëria që duam është ende larg. Fillimi i reformës në drejtësi do të na japë arsye për tu ulur për negociatat për antarësim. Ajo që PD nuk e fsheh dot është se ikja në padije e kësaj partie do të lexohet nga partnerët si frika nga drejtësia, po të mos ishte reforma, PD nuk do ta çonte në mend bojkotin. Reforma në drejetësi ka prekur pikat më nevralgjike të realitetit politik pa filluar, PD nuk ka asnjë shans të bllokojë zgejdhjet dhe rrugën europiane të Shqipërisë. Parlamenti i ri pa PD-në do të zhbllokojë refomën, 18 qershori të kthehet në ditën e agimit të drejtësisë së re, shtysë e re për ekonominë.
Shqipëria që kemi do të hyjë në një cikël të ri, dinjitoz, politika do të ndryshojë, do të marrë një trajtë të re, më pak zhurmë, më shumë punë.
Kjo fushatë zgjedhore realizohet mes atyre që duan zgjedhje dhe atyre që duan rrëmujë.
(M.D/Shuplaka)