20:17 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama fajësoi koncesionarin, PD: Firmosi marrëveshjen kur kishte akuza dhe hetime për korrupsion

20:27 | 10/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ligji për magjistratët, PD bojkoton seancën plenare

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se koncesionarët kinezë të Aeroportit të Rinasit dështuan për sa i përket sigurisë nëportën e vetme hyrëse dhe dalëse ajrore në vend.

Departamenti i Antikorrupsionit në PD e pyet Ramën se cila prej kompanive kineze dështoi, pasi këto kompani saj, janë të regjistruara në parajsa fiskale dhe janë akuzuar më parë për korrupsion.

“Kryeministri, pas filmit të përsëritur të grabitjes së miliona eurove në Aeroportin e Rinasit, ditën për diell, dështimit të funksionimit të Policisë së Shtetit për të disa-tën herë, nuk mund ta shkarkojë këq paftyrësisht përgjegjësinë, duke pranuar dështimin e shoqërisë koncesionare dhe duke hedhur zgjidhjen e marrjes në kontroll të aeroportit nga shteti”, shkruhet ndër të tjera në këtë deklaratë.

Deklarata e plotë:

PO PER KOMPANINE KONCESIONARE-GUASKE, KUSH DO TE MBAJE PERGJEGJESI?!

Partia e Demokratike e denoncoi asokohe blerjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) nga kompani të dyshimta offshore. Po ashtu edhe zgjatjen e kontratës me dy vjet, me qëllim dhënien e licencës për operimin e Aeroportit të Kukësit, licencë e cila nuk u dha.

Çështja që ishte objekt kontestimi lidhej me kompanitë guaskë, të cilat rezultuan pronaret e reja të këtij aseti. Bëhej fjalë për kompani offshore, Keen Dynamics Limited (joint venture mes kompanive China Everbright Limited & Friedmann Pacific Asset Management), të regjistruara në parajsa fiskale (ishujt Cayman, Hong Kong, Singapore).

Gjithashtu, bëhej fjalë për shoqëri që ose nuk kishin përvojë në fushën e fushën e administrimit dhe operimit të një aeroporti (China EverBright Limited), ose kishin pasur probleme të natyrës korruptive në vendet ku kishin operuar (Friedman Pacific Asset Management).

Kryeministri, pas filmit të përsëritur të grabitjes së miliona eurove në Aeroportin e Rinasit, ditën për diell, dështimit të funksionimit të Policisë së Shtetit për të disa-tën herë, nuk mund ta shkarkojë këq paftyrësisht përgjegjësinë, duke pranuar dështimin e shoqërisë koncesionare dhe duke hedhur zgjidhjen e marrjes në kontroll të aeroportit nga shteti.

Po për si e sa ndodhi, kush do të mbajë përgjegjësi? A mund të bëjë si i rënë nga fiku, kur ka qenë në dijeni të plotë lidhur me kompanitë guacke në fjalë dhe ka ngarkuar zëvendësin e tij asokohe të kryente takime me përfaqësues të këtyre shoqërive, në fazë negocimesh?! Po përgjegjësinë për monitorimin e përmbushjes së detyrimeve që rridhnin nga kontrata koncesionare, kush e ka?!

Së pari e mbi të gjitha ai duhet të pranojë përgjegjësinë për lidhjen e kontratës koncesionare me këto subjekte, mbushur me dyshime, akuza, hetime për korrupsion. Mbarimin e marrëdhënies koncesionare me kompanitë gjermane, për një aset kaq të rëndësishëm, nuk e bëri as veshëgjati e as as veshëpreri, po pati bekimin e tij si kreu i këshillit të ministrave.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Aksidenti në Shkodër, reagon spitali: Nuk është e vërtetë, ambulancat kishin mjekë dhe infermierë

Para

Përplasja te UBT, zbulohet militanti që protestonte në mbështetje të Veliajt (Foto)

Para
Përplasja te UBT, zbulohet militanti që protestonte në mbështetje të Veliajt (Foto)

Përplasja te UBT, zbulohet militanti që protestonte në mbështetje të Veliajt (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

Italia gjobit me 1 milion euro gjigantin kinez të modës Shein

Stuhia “Floris” godet Britaninë dhe Irlandën, mijëra familje mbeten pa energji elektrike

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Mercenarë nga Kina, Pakistani dhe vendet afrikane po luftojnë për Rusinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.