Kryeministri Rama ka falenderuar nga fjalimi i fitores në sheshin Skënderbej kreun demokrat Basha për marrëveshjen e 18 majit ku siç u shpreh kryeministri vuri Shqipërinë të parën. Ai po ashtu u shpreh se marrëveshja me Bashën është gur themeli për marrëdhëniet qeveri-opozitë.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Mjafton të mos harrojmë se detyrat tona janë të përkohshme, jetesa e shqiptarëve është më e rëndësishme, këto zgjedhje nuk ishin perfekte por pa më të voglin diskutim më të cliuara nga pasha e traditës sonë zgjedhore, u ndjenë më të cliruar, përmes mekanzimave, përmes presionit të partive në qeveri, shfaqja e papritur e disa çjerrjeve acaruese përbën një përjshtim që më mirë të mos kishte ndodhur.
Padyshim as marrëveshja ime politike me kryetarin e opozitës ku u rrezikuan zgjedhjet nuk ishin perfekt por sic kam besuar deri dje, besoj edhe sot se ajo marrëveshje e ka potencialin për të mos u fashitur si ëndrra e një nate vere por të jenë të bashkuara për intereat e Shqipërisë. Duke patur një fitues kaq të qartë do duhet pak kohë për të parë dhe kuptuar nëse fryma e marrëveshjes që shpëtoi zgjedhje nuk ëhstë tretur bashkë me shpresën e Bashës
Dua ta rikonfirmoj publiksht marrëveshjen si një bususll orientiuese të marrëdhënieve të qeverisë me opozitën e re, dua ta falenderoj Lulzim Bashën, se në 18 amj vuri s Shqipërinë të parën, siç e shohin tani të gjithë marrëveshja është ajo që është dhe jo si ajo që cinikët e kazanit donin t’i bënin shqiptarët të besonin.
(M.D/Shuplaka)