09:14 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qytetari e tepron me batutën, Rama i tregon vendin: S’e kuptoj ku është për të qeshur?

13:36 | 12/01/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Qytetari e tepron me batutën, Rama i tregon vendin: S’e kuptoj ku është për të qeshur?

Videoja që Edi Rama postoi me punonjësit e OSHEE-së në shtyllat e ngrira e mes borës në një zonë të thellë të vendit është bërë shkak që të plasin komentet midis Ramës dhe komentuesve në Facebook. Në këtë video të postuar Rama i falënderon punonjësit për devotshmërinë dhe përkushtimin duke i cilësuar shembull frymëzimi për të tjerët, por një komentues i kujton pagën minimale që ata marrin sipas tij. Rama i është kthyer komentuesit duke i treguar se çfarë duhet të bëjë.

Replikat:

Qytetari: Sa e kanë rrogën këta të varfërt?19500 lekë? me 4­5 vete në shtëpi dhe punon vetëm njeri nga keta? Këto janë situatat ne Shqiperi. Çfarë mund të përmiresoni ju?

Rama: Mos pyet për rrogën e këtyre (që nuk është aq se rrogë aq sa thua t’i nuk ka në shtetin tonë!), po merr shembull nga puna e tyre në shërbim të njerëzve e të vendit! Dhe hiqu kapelen me respekt përpara se të vazhdosh me komentet badjahava…

Qytetari: Kur kërkove votën nuk ishe kaq larg realitetit, sa të mos dish që ka edhe njerëz që marrin me pak se ajo shifra aty. Une u shërbej njerezve sipas modelit tim duke të ftuar edhe ty ta ndjekësh. Unë për ta e heq kapelën aq sa e ndjej se duhet t’u qajmë dhe hallet e jo t’i bëjmë DED duke i nxjerrë në Facebook.

Qytetari: Ky është si Deda në shtyllë hahahaha

Rama: Nuk e kuptoj ku është pjesa për të qeshur, po këta njerëz që punojnë kështu për njerezit e per shtetin, janë nje model për mua e uroj të jenë edhe për ty!

Statusi i Rames:

Pavarësisht temperaturave të rëna në minimume historike, periudha nga festat e fundvitit e deri më sot, regjistron volumin më të ulët të ndërprerjes së dritave në 25 vitet e fundit. Kjo falë investimeve të kryera në një pjesë të vendit si rezultat i reformës në energji dhe punës heroike të punonjësve të OSSHE­së, në gjithë ato zona ku rrjeti i amortizuar i kohës së elektrifikimit, ku ende s’janë shtrirë investimet e reja, siç e tregon edhe ky filmim nga një zonë shumë e thellë malore. (J.V/Shuplaka)

 

rama-7

 

rama-1-2

 

 

 

 

Etiketa: edi ramakomentuesit
Pas

”Shkullaku: Alo urdhëro! Zuckerberg: Mandi, si je? Marku jam”, Julian Deda ”zbardh” telefonatën

Para

Namik Kopliku: PS i fiton dhe e vetme zgjedhjet, s’presim pas dritares LSI-në

Para
Namik Kopliku: PS i fiton dhe e vetme zgjedhjet, s’presim pas dritares LSI-në

Namik Kopliku: PS i fiton dhe e vetme zgjedhjet, s’presim pas dritares LSI-në

Discussion about this post

 



Të Fundit

Durrës/ Finalizohet operacioni policor “Again”, zbardhen dhe dokumentohen disa raste vjedhjesh. Kapet autori i dyshuar, i shpallur më herët në kërkim për mashtrim

DASH: Ambasada e SHBA-së në Jerusalem do të mbyllet përkohësisht!

Avionë çekë dhe sllovakë evakuojnë 181 persona nga Izraeli

Analiza e BBC: Rusia i frikësohet një humbjeje tjetër në Lindjen e Mesme nga konflikti i Iranit me Izraelin

Merz: Në Iran është një regjim terrori, duhet të mbarojë

Rriten tensionet/ Udhëheqësi Suprem i Iranit paralajmëron Izraelin: Beteja fillon

Pamje mahnitëse nga Ujëvara e Kryeziut në Fushë-Arrëz, Rama: Mes freskisë së ujit dhe bukurive të natyrës

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Pogradec/Goditet një tjetër rast i kriminalitetit të rrezikshëm: Arrestohet një shtetas me precedent penal, gjatë operacionit policor të koduar “Cold Hand”

Të shtëna me armë në Greqi, vritet ish-zyrtari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.