Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Fier paraditen e sotme për të inspektuar punimet në Lumin Gjanica, ndërsa është pritur me protesta dhe revoltë nga naftëtarët e këtij qyteti si dhe mbështetës të PD-së.
Nën thirrje “Ik, Ik” dhe ‘Hajdut kriminel’ Rama ka kaluar në rrugën kryesore të qytetit të Fierit, ndërsa policia kishte rrethuar gjithe zonën.
Pas përplasjeve me policinë, kjo e fundit ka shoqëruar 2 persona në komisariat…