Studentët vijojnë protestën e tyre në ditën e 13-të të tyre, ndërsa pasi nuk morën përgjigje nga kryeministri vendosën që ta përshkallëzonin atë, duke bllokuar disa prej pikave kryesore të kryeqytetit.
Një pjesë prej studentëve u zhvendosën në rrethrrotullimin e Zogut të Zi, duke bllokuar kështu kalimin e mjeteve.
Por ndërsa studentët protestojnë, kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim pedagogët e Fakultetit të Gjeologjisë.
Mësohet se takimi ka filluar para pak minutash, ndërsa ishte thirrur për tu mbajtur në orën 17:00.
Pedagogu Redi Muçi, njëherësh aktivist i Organizatës Politike dhe lëvizjes “Për Universitetin”, me anë të një postimi në rrjetet sociale, u bënte thirrje pedagogëve që të mos pranon takimin me kryeministrin, pasi sipas tij kështu do të nëpërkëmbej dinjiteti i tyre.
Rama nis takimet në universitete, pedagogu thirrje kolegëve: Mos u tallni me dinjitetin tonë!
(B.B/ Faxweb.al)