20:49 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Rama firmos emërimin e drejtorit të pestë të propozuar nga PD

16:38 | 07/06/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama firmos emërimin e drejtorit të pestë të propozuar nga PD

Zv/kryeministrja teknike  Ledina Mandija në prani të drejtorëve të drejtorive dhe përgjegjësve të sektorëve prezantoi sot drejtuesin e ri të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Fadil Shahini.

Mandija u shpreh se ky emërim është bërë në kuadër të marrëveshjes politike së 18 majit mes palëve politike, në kuadër të garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është detyrë e Shahinit dhe punonjësve të institucionit të zbatojnë me korrektësi detyrimet sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01.06.2017, “Për marrjen e masave dhe monitorimi i veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017.” Si dhe të të kuadrit ligjor në fuqi në lidhje me zgjedhjet.

Në mënyrë të veçantë Mandija cilësoi mos fillimin e asnjë prokurimi publik, koncesion apo partneritet publik–privat deri në përfundim të fushatës zgjedhore si dhe i bëri thirrje punonjësve të atij institucioni të mos angazhohen në aktivitete elektorale gjatë orarit të punës dhe që pas orarit të punës të të respektojnë kufizimet e përcaktuara nga kuadri ligjor në fuqi për të mos shprehur publikisht bindjet dhe preferencat e tyre politike duke ndërmarrë veprime që konsistojnë në bërjen fushatë për një subjekt politik/zgjedhor apo kandidat, qenien protagonist në aktivitete/veprimtari politike apo manifestimin me pankarta, parulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht.

Drejtorët e propozuar nga PD si pjesë e marrëveshjes së 18 majit Rama-Basha:

-Drejtori i OSHEE
-Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit
-Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave
-Drejtori i pergjithshem i Burgjeve
-Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural.

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: Ledina Mandija
Pas

Shoqata dhe Unioni i Gjyqtarëve ankimojnë në fshehtësi Vettingun, kërkojnë shfuqizimin në disa nene (DETAJE)

Para

Edhe pse 32 vjeç, Realit të Madridit mund t’i ofrohen 180 milionë euro për Ronaldon

Para
Edhe pse 32 vjeç, Realit të Madridit mund t’i ofrohen 180 milionë euro për Ronaldon

Edhe pse 32 vjeç, Realit të Madridit mund t’i ofrohen 180 milionë euro për Ronaldon

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

Aksident me tre automjete në Fier/Tre të lënduar, një në spital

Maqedonia e Veriut/ Qeveria shpërndan 30 mln denarë për familjet e viktimave dhe trajtimin e të plagosurve nga zjarri në diskotekën e Koçanit

Franca ndalon pirjen e duhanit edhe në vendet e hapura publike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.