06:07 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama fitoi mandatin e dytë si Berisha në 2009, por do qeverisë i vetëm apo do ftojë PD për reformat?

15:31 | 27/06/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama fitoi mandatin e dytë si Berisha në 2009, por do qeverisë i vetëm apo do ftojë PD për reformat?

Nga Genc Burimi

Ashtu si dhe Sali Berisha më 2009, që i dha një mandat të dytë radhazi PD-së me 70 vende në Kuvend, edhe Kryeministri aktual arriti të njëjtën performancë për një qeverisje të paktën 8- vjeçare.

Shpresojmë që krahasimi të përfundojë këtu. Mandati i dytë i Berishës nuk la kujtim të mirë. Ai bëri gabimet më të mëdha kur e kujtoi veten në zenitin e fuqisë së tij. Ky rrezik e kanos Edi Ramën sot kur po akumulon në duart e tij levat kryesore të pushtetit efektiv: parlamentin, qeverinë dhe drejtësinë e re të post-vettingut.

Ciceroni thoshte: “Kur ke mëdyshje, arrin tek e vërteta”. Rama njihet si temperament që ka fare pak mëdyshje. E tregoi si me kodet krejtësisht personale të të veshurit, ashtu dhe me dinamitin që i vuri qeverisë së vet vetëm një muaj para zgjedhjeve. Me këtë fitore absolute që po i shtrin krahët, Rama nuk synon më të arrijë tek e vërteta. Ai mendon realisht e në mënyrë tani thuajse mistike se është e vërteta. Ai nuk është larg së besuari se kombi shqiptar ka tani një profet.

Shqiptarëve në fakt nuk u kanë munguar kurrë në histori profetët, por realizimi i profecive të premtuara. Në atë pikë sa ata kanë mbërritur në fundin e një cikli të gjatë pritjeje. Abstenimi i lartë që preku më shumë se një zgjedhës në dy është nota e parë fallco në preludin e lavdisë që po luan orkestra e selisë rozë-mavi. Leksionin e dytë ia dha kampit të fitores koordinatori i OSBE/ODIHR-it, për të cilin këto zgjedhje nuk përbëjnë progres në raport me të mëparshmet. Për këtë vëzhgues të huaj, gjëja e parë që duhet të bëjë tani Shqipëria është një lëvizje serioze dhe domethënëse drejt zgjedhjeve normale.

Pikërisht, reforma e kodit zgjedhor u fiksua të bëhej në marrëveshjen Rama-Basha në periudhën menjëherë pas zgjedhjeve. Serioziteti që do t’i kushtojë Rama realizimit të këtij angazhimi para faktorit ndërkombëtar do të jetë dhe etaloni për ecurinë e një vargu reformash të tjera të rëndësishme. Dhe vijmë këtu, te ngërçi i tretë që do profilohet pas këtyre zgjedhjeve. Disa reforma kapitale do të nevojitin shumicë të cilësuar, që do të thotë 84 vota në Kuvend.

A do të ketë interes Rama në këto kushte të luajë me atë proverbin romak “Vae victis”, “asnjë mëshirë ndaj të humburve”? Apo do të vazhdojë ai dhe në fillim të këtij mandati të dytë të luajë “shah” politik siç veproi në fund të mandatit të parë?

Por që të luash shah duhen dy vetë dhe ndoshta Kryeministri nuk e kishte parashikuar këtë disfatë kaq të thellë të PD-së, që mund ta

privojë nga interlokutori i tij i privilegjuar, Lulzim Basha. Por mund të jetë dhe e kundërta. Kjo shembje impresionante e rivalit me këmbë argjili, e shpëton mbase Ramën nga zbatimi i marrëveshjes PS-PD postelektorale që ia imponuan të huajt, cilido të ishte rezultati i zgjedhjeve. Sido që të jetë, rruga drejt integrimit europian është kaq egzigjente në konsensus politik ndërpartiak, saqë duket e vështirë për këtë Kryeministër të luajë i vetëm kartën e PS-së dhe të shumicës së saj absolute në Kuvend.

Zgjidhja mund të konsistojë te reformat kompensuese. Reformë e Kodit Zgjedhor që u intereson më shumë partive opozitare sesa partisë në pushtet, kundrejt reformave të tjera që do të zhbllokonin hapjen e negociatave me BE-në e deri te realizimi i një sërë kapitujsh të negociatave.

Topi është tani në krahun e Kryeministrit. Sot ai ka fituar një maxhorancë të plotë në Parlament, por shfaqet si në minoritet në shkallë vendi, po të mbahet parasysh niveli i abstenimit.

Nëse ai udhëhiqet nga reformat që i nevojiten realisht vendit, ai mund të kontribuojë në riafrimin e qytetarëve me politikën. Dhe mëma e reformave është ajo e Kodit Zgjedhor, që do t’i lejonte Shqipërisë të integrohet fillimisht tek emëruesi më i vogël i përbashkët i normalitetit në Europë.

Kjo reformë që u la për pas zgjedhjeve do të bënte që mbarëvajtja e zgjedhjeve të përfundonte një herë e mirë së qenuri një makth, për t’u kthyer në një festë të demokracisë, siç ndodh kudo gjetiu në kontinentin ku bëjmë pjesë. Po e la sërish Rama pas dore reformën e Kodit Zgjedhor sipas instinktit “kur kalova lumin, të …kalin”, çadra të reja do të mbijnë së shpejti si kërpudhat, dhe ato nuk do të jenë më të vetëm një partie…/Marrë nga ”Panorama”.

Pas

Arriti të marrë në fund mandatin, Nard Ndoka: Basha i duhet opozitës, fitorja e Ramës e deformuar

Para

Çako bën bilancin e zgjedhjeve: 69 vepra penale në një muaj, 36.2% vetëm më 25 qershor

Para
Çako bën bilancin e zgjedhjeve: 69 vepra penale në një muaj, 36.2% vetëm më 25 qershor

Çako bën bilancin e zgjedhjeve: 69 vepra penale në një muaj, 36.2% vetëm më 25 qershor

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.