Kryeministri Edi Rama, pas takimit me komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka postuar në Facebook rezultatet e takimit.
Rama shkruan se kjo javë do të jetë vendimtare për procesin e Vettingut, pasi do fillojnë dëgjesat publike me gjykatësit dhe prokurorëve.
“Me Komisionerin Hahn në vigjilje të Raportit të Komisionit Europian të 17 prillit, ku presim rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE. Një takim shumë pozitiv, ku u bë bilanci i progresit tē qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve kyçe të integrimit dhe u theksua ecuria e procesit të Vetingut – që këtë javë hyn në fazën vendimtare të zbatimit, me fillimin e dëgjesave publike të gjykatësve e prokurorëve të nivelit të lartë përpara komisionit të shkallës së parë”, shkruan Rama.
(F.G/Faxweb.al)