Sapo Edi Rama doli në foltoren e Parlamentit, në pjesën ballore të sallës u vendosën 6 gardistë, një masë sigurie që ka ngjallur pikëpyetje dhe kritika.
Kjo dukuri po interpretohet si shenjë paranoje nga ana e kryeministrit, i cili, sipas kreut të opozitës Sali Berisha, jeton me frikën e të vërtetës. Për këtë arsye, Rama dhe qeveria e tij dyshohet se përpiqen të mbytin zërat kundërshtues përmes gardistëve, deputetëve dhe mbështetësve të tij brenda sallës.
Statusi i plotë:
Sa herë Rama flet në foltore, Parlamenti mbushet me gardistë! Nga çfarë ka frikë Edi Rama?!
Vetëm në pjesën ballore të Parlamentit, sapo Edi Rama doli në foltore, u shfaqën 6 gardistë. Këto janë qartazi paranojat e një njeriu i cili jeton në çdo moment me frikë. Por kujt i ruhet Edi Rama në një nga institucionet më të sigurta në vend?! Në atë Parlament e vetmja ARMË e cila lehtësisht mund të futet brenda është E VËRTETA. Ndaj dhe Edi Rama mundohet që me ministrat, deputetët dhe gardistët patronazhistë, të sigurohet që e vërteta të mbytet, dhunohet apo përjashtohet nga salla. #sb