Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në qytetin e Pogradecit, për të ndjekur nga afër procesin e vaksnimit masiv, që sipas tij është duke ecur me ritme shumë të kënaqshme.
Rama tha se askush nuk do të mbetet pa u vaksinuar, dhe këtë javë pritet që të mbërrijnë në vendin tonë një tjetër sasi vaksinash.
“Ka pasur një koordinim shumë të mirë që ga ministrja dhe deri te qendra më e largët shëndetësore, po ashtu dhe aplikimet online po funksinojnë më së miri, ti referohen e-albanias, për çdo rast kur mendojnë se nuk po njoftohen nga mjekët e familjes. Askush nuk do të mbetet pa u vaksinuar, këtë javë vijnë sasi të tjera të konsiderueshme vaksinash, sapo vjen afati dozës së dytë, vaksinat janë gati.
Këtë javë do të vijnë sasi të konsiderueshme. Unë e kam përsëritur këtë çdo ditë, ka njerëz që kjo iu duket si politikë, çdo parti dhe aq më shumë një parti si e jona mund të mbledhë njerëz masivisht në kushtet kur po kryejmë vaksninim masiv. Nëse nuk bëjmë vaksinim dhe distancim, atëherë nuk funksionon, ne nuk duhet të sillemi në këtë mënyrë, qoftë ky në cilindo parti politike”, tha Rama.
Ministrja Manastirliu tha nga ana e saj se ka përfunduar vaksinimi i arsimtarëve ndërsa sot arrijmë në 200 mijë vaksinime në shkallë vendi.
(E.K/Faxweb.al)