01:36 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama flet për bashkëpunimin me Kroacinë, ja fushat ku do të fokusohemi

19:48 | 04/12/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama flet për bashkëpunimin me Kroacinë, ja fushat ku do të fokusohemi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë mbrëmjen e sotme në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun kroat Andrej Plenkoviç. Teksa falënderoi kryeministrin kroat për mikpritjen, u shpreh se bashkëpunimi mes shqiptarëve dhe kroatëve ka rrënjë të thella në histori.

Rama njoftoi gjithashtu në një konferencë të përbashkët me homologun e tij, Andrej Plenkoviç se Shqipëria do të bashkëpunojë në fushën e sigurisë, sidomos ndaj emigracionit të paligjshëm.

Kryeministri shqiptar u ndal edhe tek kontributi që ka i ka dhënë Kroacia faktorit shqiptar në Ballkan, duke theksuar njohjen pavarësisë e Kosovës si dhe ndihmën dhënë për Shqipërinë për anëtarësimin në NATO.

“Faleminderit për mikpritjen e veçantë. Shqipëria ka patur tek Kroacia një mbështetje të përhershme dhe të pakursyer. Nënshkrimi i deklaratës përbën një moment tjetër, që për Shqipërinë dhe shqiptarët ka qenë strategjike që me krijimin e Kroacisë së re, por më pas në njohjen e Pavarësisë së Kosovës dhe hyrjes së Shqipërisë në NATO dhe më tej.

Nga ana tjetër është gjithmonë për tu shënuar se lidhjet tona janë më të hershme. Një shqiptare sot përfaqëson komunitetin shqiptar në Parlamentin e Kroacisë. Sot ne po ashtu vumë theksin te rritja e shkëmbimeve tregtare, vitin e ardhshëm do të organizojmë një forum mes bizneseve me qëllim rritjen e shkëmbimeve tregtare.

Po ashtu do të zgjerojmë bashkëpunimin në fushën e sigurisë. Ne do të bashkëveprojmë më shumë ndaj emigracionit të paligjshëm. I propozova së fundmi kryeministrit, të organizojmë një format bashkëpunimi trelaterali me Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë. Në kampionatin botëror në Rusi, shqiptarët ishin tifozë me Kroacinë dhe jo me Francën.”, tha Rama.

(B.B/ Faxweb.al)

Pas

Unaza e Re/ ARRSH nis procedurën e shpronësimit për 46 objekte

Para

Rama flet për Serbinë krah homologut kroat: Ja pse flasin për ‘Shqipërinë e Madhe’, akuzat i kuptoj edhe kroatisht

Para
Rama flet për Serbinë krah homologut kroat: Ja pse flasin për ‘Shqipërinë e Madhe’, akuzat i kuptoj edhe kroatisht

Rama flet për Serbinë krah homologut kroat: Ja pse flasin për ‘Shqipërinë e Madhe’, akuzat i kuptoj edhe kroatisht

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Situata e zjarreve në vend: 14 vatra të raportuara, 10 të shuar dhe 4 ende aktive

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Kurti pret deputetë britanikë: Diskutim për mbrojtjen, investimet dhe Procesin e Berlinit

Mbyllet rinumërimi i votave dhe për qarkun e Durrësit

SHBA “kërcënon” BE-në: Tarifa 17% për eksportet bujqësore evropiane

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.