Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili po flet në këto momente nga mbledhja e grupit parlamentarë të PS ka folur edhe për takimin mes Kotzias dhe Bushtit.
Ai tha se janë trajtuar çështje me rëndësi dhe se tek Greqia vendi ynë shikon një partner stratëgjik, duke e konsideruar procesin e bisedimeve jo të lehtë.
“Na vjen mirë që të gjitha çështjet trajtohen në mënyrë racionale. Është një proces që vazhdon dhe jo i lehtë, por është një proces që vjen si rezultat i durimit dhe qetësisë që na kanë shpërblyer në fund me këtë mundësi për t’u parë sy më sy dhe për të folur hapur për çështjet që na shqetësojnë.
Duke inkurajuar ministrin e jashtëm dhe skuadrën për të ecur përpara në këtë rrugë dhe duke ofruar mbështetjen për këtë rrugë, kam besim se këto çështje do adresohen deri në fund dhe mes dy vendeve do hapet një kapitull i ri dhe bëjmë gjithçka që kjo situatë krizash të kthehet në një situatë mundësish. Shqipëria ka partneritet strategjik me Italinë, Turqinë dhe Greqinë”, tha Rama. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post