Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” e ka cilësuar deputetin Ben Blushi si një tradhëtar, pas largimit të tij nga PS-ja dhe pas themelimit të partisë së tij LIBRA.
“Çdo betejë reale kur ka ideale dhe qëllime reale ka edhe njerëz që nuk i rezistojnë dot sakrificave të betejës, që humbasin fokusin nga iniciativa të përbashkëta, ka edhe njerëz që humbasin veten si tradhëtarë.
Kjo nuk ka ndodhur vetëm te ne, por edhe në botë. Nuk shof asnjë çudi. Mund ta shohim si tradhëti, fantazi, për interesa personale.”, është shprehur Rama pas pyetjes së gazetares, për kreun e LIBRA-s Ben Blushin. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post