Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim në Kroaci me homologun e tij kroat Andrej Plenkoviç. Në konferencën e përbashkët për mediat Rama ka falenderuar Kroacinë për mbështetjen që po i jep Shqipërisë në rrugën e bashkimit europian.
Të dy përfaqësusesit e dy shteteve ballkanike kanë vlerësuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, madje kryeministri Rama u shpreh se në finale e kupës së Botës “të gjithë shqiptarët ishin me Kroacinë dhe jo me Francën”.
Plenkoviç se Kroacia mbështet dhe është për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë.
“Ishte një pyetje aktive dhe çdo herë kur takohemi me Ramën kjo pyetje është e para. Sa i përket qëndrimit të Kroacisë e kam theksuar se Kroacia është për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Pas zgjedhjeve everopiane, Shqipëria dhe Maqedonia do fillojnë negociatat”, tha kryeministri kroat.
Në konferencë u fol edhe për situatën e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pas një pyetjeje nga gazetarët.
Rama duke iu rikthyer taksës, u shpreh sërish se është një veprim jo normal, por edhe situata është anormale. “Është një klithmë që duhet dëgjuar”, u shpreh kryeministri shqiptar.
“Fatkeqësisht unë nuk di kroatisht, por akuzat e Beogradit i kuptova në kroatisht. Dua të them që Beogradi dhe Serbia e kanë shkelur në mënyrë të vazhduar marrëveshjen, Kosova është ankuar dhe nuk ka pasur asnjë reagim për të adresuar shkeljet. Vendosja e taksës është anormale, por edhe situata është anormale, është një klirthmë që duhet dëgjuar”, u shpreh Rama.
“Kosova po jeton në një paradoks. Sot janë të vetmit qytetarë të dorës së dytë të Europës. Për sa i përket ‘Shqipërisë së Madhe’ në Beograd, del në sipërfaqe sa herë që shqiptarët kërkojnë të drejtat e tyre, del në sipërfaqe sa herë Shqipëria mbështet Kosovën”, shtoi ai.
Nga ana tjetër Plenkoviç kërkoi normalizim të situatës mes dy vendeve. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post