Edi Rama, sot i relaksuar, e ka quajtur një sukses spektakolar gjithë punën e policisë së shtetit ndaj kanabisit. ”Viti me sasinë më të ulët qysh prej 1991”, theksoi Rama.
”…mund të konsiderohet përmbushje shembullore. Kjo është luftë që vazhdon. Është e vërtetë dhe unë kam patur kënaqësinë ta konstatoj se ky vit shënon vitin me sasinë më të ulët me herë të kanabisit të kultivuar në Shqipëri qysh prej 1991.”, tha më tej Rama.
Kryeministri i vendit shpjegoi se suksesi nuk duket te numri i bimëve narkotike të asgjësuara nga policët me drapër në dorë, por te numri i individëve të botës së krimit të kapur . ”Kemi goditje më të madhe në sasi dhe cilësi të këtyre individëve pasi është shkuar më lart në botën e krimit.”, u shpreh Rama.
PJESË NGA FJALA E EDI RAMËS:
Objektivi i reduktimit historik të kanabisit në vend mund të konsiderohet përmbushje shembullore. Kjo është luftë që vazhdon.
Është e vërtetë dhe unë kam patur kënaqësinë ta konstatoj se ky vit shënon vitin me sasinë më të ulët me herë të kanabisit të kultivuar në Shqipëri qysh prej 1991. Po ashtu është kaq e vërtetë se ky rezultat spektakolar ka përfshirë vetë BE në këtë proces me një fond mbështetës për zgjatjen dhe me 1 muaj të monitorimeve fluturuese.
Ky është një sukses shumë i rëndësishëm por nga ana tjetër është edhe një shembull shumë dinjitoz se sa shumë mund të bëjë policia e shtetit.
Rezultatet që u bënë këtu me dije janë patjetër një pasqyrë shumë inkurajuese por kjo qasje e re, e cila është rezultat i planit tonë kombëtar kërkon një shtrirje horizontale shumë agresive për të luftuar kundër rrjeteve të kultivimit dhe trafikimit dhe për të arritur në disa shifra por edhe te aspektet kriminale.
Nuk diskutohet se edhe largimi nga sytë e publikut i skenave të shfaqjes së policisë me drapër në dorë dhe lufta mes tymit dhe vapës është një arritje në vetvete pasi zgjatja dhe sistemimi me fokus të qartë të të gjithë territorit, me përcaktim të qartë i policive për çdo strukturë drejtuese, natyrisht që është në vazhdën e këtij ndryshimi përmbajtësor. Dhe fakti që policët nuk merren më me prerje bimësh është një arritje domethënëse.
Ky sukses i madh duhet parë si një hap jo si e gjithë rruga që na takojnë të bëjmë e realizimit të plotë e një objektivi themelor, jo vetëm për të hequr Shqipërinë që kultivojnë dhe janë vende origjine të kanabisit dhe që e njollos, por një hap i parë. E përsëris, sa shumë mund të bëhet në këtë drejtim.
Suksesi është matur jo me numrin e bimëve të asgjësuara, por të personave vendosur para përgjegjësisë. Kemi goditje më të madhe në sasi dhe cilësi të këtyre individëve pasi është shkuar më lart në botën e krimit.
Duhet të ketë një tregues më të fortë të personave për të matur suksesin.
Një nga çelësat e suksesit ishte është dhe mbetet vendosmëria për të mos toleruar askënd nga Policia e Shtetit. Nuk është askush këtu në këtë vend më i fortë se Policia e Shtetit! Të fortë mund të jenë nga tradhëtia brenda policisë së Shtetit dhe tradhëtarët do të marrin mësimin më të merituar siç ka ndodhur.
Nëse uniforma blu luajnë në dy porta…s’ka shanse!
Dihet kush janë, ku janë dhe mbi të gjitha nuk janë as të fshehur! Janë rrugëve që sfidojnë inteligjencën e cdo njeriu që ka sy për të parë prandaj drejtor i përgjithshëm duhet të vazhdojë presioni mbi këto, këtë duhet ta kenë të qartë gjithë shefat e komisariateve dhe policët e shtetit!
Kush nuk mban me dinjitet kontributet e kësaj sakrifice nuk meriton të jetë në policinë e shtetit! (V.G/SHUPLAKA)