Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e rradhës në Asamblenë Socialiste. Ai është shprehur se opozita ka ftesën që të dalë dhe të testojë veten në 18 qershor.
Rama po ashtu dha siguri për zgjedhjet duke u shprehur se epoka e vjedhjes së zgjedheve ka mbaruar me largimin e demokratëve nga pushteti.
‘’Do të trokasim butësisht në të gjithë dyert e shqiptarëve. Do ju tregojmë shqiptarëve historinë sesi kemi ardhur deri këtu, krenar për arritjet, kokëulur për të metat. Do të jemi të gatshëm të dëgjojmë se çfarë nuk kemi bërë si duhet.
Në 75 ditët dhe netët e ardhshme nuk do të vendoset se kush do të qeverisë 4 vitet e ardhshme po do të vendoset sesi do të qeveriset. Dikush mund të thotë po nga kush do të mbrojmë ne votat, mos kini merak se do na i vjedhë më njeri.
Koha e vjedhjes së zgjedhjeve ka marrë fund. Ata që ankohen se do ju vidhen zgjedhjet janë po ata që vidhnin në pushtet. Ata kërkojnë që pushteti ti shkojë si picë ‘’katër stinët’’ te ne. Nuk ka një picë për ta. Ne kemi një ftesë për çadrën, ftesa që të dalin nga çadra dhe të përballen me shqiptarët në 18 qershor’’, është shprehur Rama. (E.K/SHUPLAKA)

Discussion about this post