Kryeministri Rama ka njoftuar gjatë prezantimit të platformës së re të marrëdhënies më qytetarin se zyra për Marrëdhëniet me Publikun që ndodhet në Kryeministri do të shkrihet.
Ai tha se kjo zyrë do të përfshihet në platformën e re të bashkëqeverisjes me qytetarin.
“Ça ndodh sot tradicionalisht me ato që quhen letra nga populli?! Prej 100 vjetësh në Kryeministri funksionin një zyrë që më parë quhej ‘Hallet e popullit’, tani quhet ‘Marrëdhënie me publikun’, ku njerëzit shkruajnë letra. Drejtoria përkatëse e Marrëdhënieve me publikun, ka bërë, por s’do bëjë më, pasi do shkrihet nga ky mekanizëm dhe do të përfshihet në platformën e re të bashkëqeverisjes me qytetarin”, tha Rama.(B.H/Shuplaka)
Discussion about this post