Kryeministri Edi Rama ndodhet në Singapor për një vizitë zyrtare. Disa orë më parë, ai ndau në rrjetet sociale momentin e takimit me homologun Lee Hsien Loong.
Lidhur me këtë takim, kreu i Qeverisë shqiptare bëri me dije se në fokus ka qenë rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Edhe gjatë qëndrimit në Singapor, prioritet mbeten zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kjo për shkak të një prej çështjeve që është diskutuar mes dy kryeministrave.
Ai bëri me dije se mandatin e ardhshëm do të nisë ndërtimi i dy aeroporteve, në bashkëpunim me qeverinë e kryesuar nga Loong. “Takim zyrtar me kryeministrin e Singaporit. Mandatin e ardhshëm do të fillojmë ndërtimin e dy aeroporteve”.
Kryeministei bëri me dije se në qëndër të takimit ishte bashkëpunimi mbi sektorë të tillë si: energjia, nafta, mineralet dhe turizmi.
Ai shprehu vlerësimet e tij për njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Singaporit: “Singapori njohu pak javë më parë Kosovën, hap me rëndësi që na afron më shumë”.
Njoftimi zyrtar i Zyrës së Kryeministrit:
Singapori, një nga 20 vendet më të zhvilluara të botës ka njohur vetëm pak javë më parë shtetin më të ri të Europës, Republikën e Kosovës. Kryeministri Rama, i cili ndodhet në një vizitë në Singapor, gjatë takimit zyrtar me kryeministrin e Singaporit Lee Hsien Loong shprehu mirënjohjen për këtë akt të qeverisë së Singaporit. Në fokus të takimit të tyre ishte po ashtu rritja e bashkëpunimit mes vendeve, duke shfrytëzuar potencialet dhe eksperiencat që të dy vendet ofrojnë në fusha me interes të ndërsjellë. Kryeministri Rama e vlerësoi Singaporin si një model zhvillimi që studiohet, kjo për faktin e një transformimi kolosal në harkun e gjysmëshekulli, duke u nisur realisht nga një gjendje e mjerueshme dhe duke u kthyer në një prej 20 vendeve më të zhvilluara të botës. “Ishte kënaqësi që të dëgjoja nga Kryeministri shprehjen e interesimit për reformat që kemi bërë në Shqipëri si dhe për mundësitë për t’u afruar më shumë dhe për të tërhequr më shumë përsa i përket biznesit. Diskutuam edhe për rajonin. Singapori njohu pak javë më parë Kosovën, një hap shumë i rëndësishëm për Kosovën, por edhe një hap që na afron më shumë.” – u shpreh Kryeministri Rama gjatë një prononcimi të dhënë pas takimit me Kryeministrin e Singaporit.
Në takimin mes homologëve u diskutua edhe mbi potencialet që Shqipëria ofron, të cilat janë një tërheqje e fuqishme për investitorët në fusha të ndryshme. “Shqipëria ka disa potenciale të rëndësishme, por fokusi gjithmonë është energjia, nafta, mineralet dhe turizmi. Ka interesim edhe për manifakturën apo agropërpunimin, gjëra të cilat ngjallën shumë interes dhe ishin materia e një diskutimi mjaft interesant. Diskutuam me Kryeministrin edhe për shkëmbime në interesin tonë, për sa i përket administrimit fiskal, pasi këtu ka një dije të madhe dhe një infrastrukturë shembullore për administrim fiskal si dhe për rendin publik, ku Singapori është kampion për sa i përket mënyrës se si e ka të organizuar të gjithë strukturën dhe për mënyrën se si ka arritur të krijojë një hapësirë sigurie të madhe, parashikueshmërie të plotë dhe kontributesh të përbashkëta, në funksion të një shteti mjaft social.”
Në përgjigje të interesimit lidhur me infrastrukturën aeroportuale, Kryeministri u shpreh: “Për sa i përket infrastrukturës aeroportuale me fokus në radhë të parë turizmin, ne kemi bërë një punë të madhe këto vite për të krijuar kushtet që tanimë kanë tërhequr interesim shumë të madh, nuk është vetëm këtu, por edhe nga vende të tjera. Besoj që në mandatin e ardhshëm do të kemi padiskutim fillimin e punës për të paktën dy aeroporte të reja.”
(XH.A/SHUPLAKA)
but just how should we take care of the actual
dominos buy 1 get 1 free http://www.dominos-coupon.com/DM/dominos-buy-1-get-1-free