Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka uruar Kosovën për ditën e Pavarësisë.
Rama ka ndarë një foto nga një prej shesheve të Prishtinës të dekoruar për kremtimet e 16-vjetorit të Pavarësisë. Në sfond bie në sy baneri i vendosur tek njëri prej pallateve të Prishtinës ku është ish-presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova.
“Gëzuar Pavarësinë Kosovë”, shkruan Rama në Facebook.