16:59 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Rama gjen “fajtorin” që e ka penguar të bëjë shtet

10:40 | 02/06/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama gjen “fajtorin” që e ka penguar të bëjë shtet

Edi Rama ka gjetur “fajtorin” që sipas tij e ka penguar të bëjë shtetin që ai do që të bëjë. Ai theksoi se do t’i japë fund një aspekti që është problem për të gjithë, siç është “bosnjëzimi i shtetit”.

I ftuar dje në “Opinion”, kryeministri iu përgjigj LSI-së mbi deklaratët mbi “timonin”, por ditën e sotme ai ka intesifikuar sulmet ndaj saj duke u ndalur tek administrata që sipas tij çalon.

Duke u ndalur tek Administrata Publike, ai e krahasoi atë me disa republika mbi çatitë e të cilave janë flamujt e partive. Më tej, Rama tha “shteti nuk mund të shndërrohet në një strehë vorfnore që rrogat e administratës të përdoren për t’u dhënë bukë për aktivitete politike”.

“Kam dëgjuar lloj lloj batutash lidhur me këtë simbolikë të timonit. Po iu them që është shumë e thjeshtë dhe e kuptueshme. Nëse je në timon ke të gjitha përgjegjësitë, nëse je detyruar të mbash të tjerë në prehër, përgjegjësia e madhe mbetet por vështirësa për të ecur shpejt, drejt, pa kthesa, pa ndalesa, pa tronditje, është e madhe.

Dua t’u jap fund edhe një aspekti, problem i madh për ju e për të gjtihë, “bosnjëzimi i shtetit”. Administrata jonë e coptuar sikur janë disa republika brenda shtetit dhe mbi çatitë e këtyre republikave janë flamujt e partive. Kështu ne e kemi shumë të vështirë për ta çuar përpara projektin për të bërë shtet. Kemi bërë shumë, por shtetin që duam nuk e kemi bërë akoma. Kemi dhënë shumë prova për bërjen e shtetit. Nuk mund të bëhet shteti një strehë vorfnrorë që rrogat e administratës të përdoren për t’u dhënë bukë për aktivitetin politik.”, u shpreh Rama ndër të tjera gjatë takimit të sotëm në Gjirokastër.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: administrata publikeedi ramaLSItimon
Pas

Tentoi të rrëmbejë 18-vjeçaren me ‘’BMW X6’’, kush është 21-vjeçari nga Tirana (FOTOT)

Para

Atentat në Fushë-Krujë, kush është 43 vjeçari që i shpërtheu tritoli në derën e shtëpisë (EMRI)

Para
Atentat në Fushë-Krujë, kush është 43 vjeçari që i shpërtheu tritoli në derën e shtëpisë (EMRI)

Atentat në Fushë-Krujë, kush është 43 vjeçari që i shpërtheu tritoli në derën e shtëpisë (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“S’mund të dalësh ashtu në fushë, është gabim”, Neuer nuk “kursen” Donnarumman, e sulmon pas dëmtimit të Musialës

Berat/ Zjarr në fshatin Mbrakull, zjarri shkrumbon një sipërfaqe të madhe me pisha

David Lammy thyen akullin, bëhet ministri i parë britanik që viziton Sirinë që nga kryengritja e vitit 2011

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, Ministri Hoxha dhe strukturat e IMT, IKMT, Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit në terren

Flakët përfshijnë Evropën, Gjermania, Greqia dhe Turqia në luftë me flakët

Kina i përgjigjet ndalesës së BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane

Aksidenti/ Talenti polak në luftë me jetën, vdes motra e tij

Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Drenovës të Korçës, Fatjon Fasho

Finiq/ Dhunohet varri në varrezat e fshatit Vrion, dyshohet se është dëmtuar qëllimisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.