Kryeminsitri, Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme platformën më të re e cila do të jetë një portal online që do të shërbej si një bashkëqeverisjes me qytetarët.
Por teksa kryeminstri prezantonte platformën e re një qytetar nuk ka nguruar t’i kujtojë atij se këto janë veç fjalë, pasi sipas tij ai ka dërguar 3 e-maile në adresën e kryeministrisë dhe ende nuk ka amarrë asnjë përgjigje.
“Fjale Imzot, fjale! Aty i ke 3 e-maile qe ju kam derguar juve me emer, ne adresen e publikuar ne faqen e Kryeministrise. Kur te ktheni pergjigje per ato, atehere do filloj te besoj edhe keto qe thua tani. Sa per kete bashkeqeverisjen, mos eshte si ajo “Bashkefajtore dhe bashkevuajtes”? Vure administraten dhe qeverine qe te qeverisi, lere popullin ne hallet qe ka, se nuk di dhe nuk ka kohe te qeverisi shtetin se mezi po qeveris shtepine e tij. Juve jeni zgjedhur per te qeverisur dhe per te qeverisur mire”, shkruan qytetari.
Ndërkohë që për vet kryeminsitrin siç edhe ai shkruan kjo do të “Porta e Bashkëqeverisjes “për të gjithë ata që duan të jenë anëtarë aktivë të koalicionit qeverisës në luftën kundër korrupsionit.
(S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post