Kryeministri Edi Rama duke folur në takimin me shqiptarët në Milano, u ka bërë thirrje emigrantëve të votojnë PS pasi vetëm kjo parti do të garantojë drejtësinë e re dhe të pavarur duke u integruar në Bashkimin Evropian.
“Ne duhet gjithsesi ta garantojmë, duke e futur Shqipërinë në BE, atje ku drejtësia e re e pavarur do të mbetet e pavarur pa i ndërhyrë askush. Sepse populli s’mund ta lërë në duart e partive të radhës por duhet ta marë vetë në dorë.
Ajo kënetë ka arritur të marrë dhe jetë njerëzish dhe sot duan të rikthehen përsëri, sepse bufi i kënetës do të rikthehet për hallin e tij.”