Kryeministri Edi Rama ka njoftuar siç ishte paralajmëruar edhe më herë dse ditën e nesërme deri në orën 11: 00 gratë dhe fëmijët e tyre lejohet të dalin shëtitje dhe të bëjnë aktivitete të lira.
Ajo çfarë bie në sy është mënyra se si ai deklaron njoftimin ku me sa duket përveçse udhëheq nga facebook-u se kush e si duhet të dalë, ka nisur të merret edhe me ndarjen e punëve brenda familjeve shqiptare.
Kryeministri shkruan as më shumë e as më pak diçka që e provon për sa më sipër pasi shprehet se teksa gratë kanë dalë me fëmijët e tyre, burrat të merren me punët e shtëpisë dhe gatimin mundësisht.
“? NESËR GRATË DHE FËMIJËT DERI NË 10 VJEÇ MUND TË DALIN LIRISHT DERI NË ORËN 11.00❤️
? NE BURRAT PUNË SHTËPIE DHE KONTRIBUT NË GATIM MUNDËSISHT??”, shkruan Rama.
(F.GJ/FAXWEB.AL)