Kryeministri Edi Rama ka prezantuar mëngjesin e sotëm projektin e aksit rrugor Delvinë-Kardhiq,që sipas tij ishte ”premtuar njëzet vjet me radhë e inauguruar me daulle elektorale për t’u lënë rrugëve si të tëra rrugët e tjera”. Rama ka dhënë lajmin se kantieri për këtë rrugë do të hapet në muajin shtator.
Mirëpo në këtë njoftim të përcjellë nga Rama ka pasur një sërë replikash dhe komentesh nga qytetarët, që i përmendin atij faktin se nga projekti te rruga ka shumë punë përpara.
Replikat:
Qytetari: Mos na e prish surprizen…filloje njeher punen se ku i dihet..urdhri par e anullon te dytin
Rama: Qe ta mesosh puna per nje rruge nuk nis ne rruge, po nis ne tavoline me projektin, pastaj me financimin, pastaj me garen dhe me kontraten, sepse perndryshe rrugen mbeten rrugeve sic mbeten pas daulleve
Qytetari: Per projektje jeni klas ju po na thuaj zoti Kryeminister cfare rrugesh keni bere per 5 vjet qe keni qene ne pushtet. Jo se me plas fort mua po me vjen gjynah per at popull qe po mashtrohet pa mas.
Rama: Ah te marrsha te keqen une ty qe qake hallin e popullit ne vend se te qash tendin, qe flet ne hava pa ditur cfare thua? Po mesoje te pakten qe kush eshte klas ne projekte, ka bere gjysmen e punes dhe sa per sa rruge kemi bere ne 4 vjet e 9 muaj (nuk jane bere 5 akoma), nuk po t’i numeroj se s’dua te te lodh, po nje sugjerim vellazeror mbaje nga une: Informohu per ate qe flet, se kur flet pa informacion behesh qesharak
Qytetari: Po shum mire nje shtet qe te quhet shtet duhet te ket sa me shum rrug- autostrada. Po ate dreq rrugen fier-vlore kur keni ndermend ta perfundoni se levani eshte ber prej kohe burim aksidentesh. Ca pakujdesia e shoferave e ca ajo rrug pa asnje lloj standarti. I shikoni besoj..
Rama: I shikojme Gentian i shikojme, i shikojme me shume se sa ti sepse na e do puna ti shikojme, por qe ta kuptosh edhe ti si eshte kjo pune, duhet ta mesosh qe u anullua nje kontrate mizerje per nje projekt mizerje, u rishikua projekti e u ristruktrua financimi me Banken Europiane dhe tani po zhvillohet gara qe te lidhet kontrata e re e te nise puna ne shtator per te perfunduar deri ne sezonin e ardhshem