Kryeministri Rama ishte sot në Berat ku u shpreh se kishte mbyllur gojën teksa partitë e vogla në koalicion duke iu referuar LSI-së kishin hequr nga puna gratë socialiste.
“Unë kam qenë i tronditur por kam mbyllur gojën, kjo është e vërteta, gratë hiqeshin nga puna por kam mbyllur gojën, këto janë dëshmi të jo pak grave, nuk kanë pranuar të ndryshojnë partinë për të mbajtur vendin e punës, do thoni ju pse e ke mbyllur gojën?
Sepse ka një logjikë më të madhe që është mbajtja bashkuar e koalicionit, kësaj historie duhet t’i vijë fundi, kësaj historie i vjen fundi nëse gratë i japin votën e besimit PS-së për të investuar besimin e tyre tek skuadra e vetme që mund të bëjë shtet, kush mund ta bëjë tjetër, Luli? Nuke bën dot, dhe për më tepër meriton të ndëshkohet nga gratë dhe vajzat për diskriminimin e hapur me refuzimin që ti përfaqësojë në parlament. Petriti, ai do e bëjë?”-u shpreh Rama nga Berati.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Besoj që Beratit i takon të japë një mesazh të firtë në 25 qershor për PD në radhë të parë por jo vteëm, për PD që ju fton të bashkoheni për një republikë të re e që mendon se në republikën e re asnjë grua nuk ka vend. Kjo është skandaloze, mbas të gjithë atyre përpjekjesh të grave shqiptare në rrugën për të vendosur kushtin e respektit të barabartë ndaj burrave, e kanë bërë në radhët e aktivisteve, politikanëve.
Më bën të ndihem keq që nuk patëm mundësi që ta rindërtojmë maternitetin, dhe sigurisht për të bërë shumë e shumë do duhej t’i bënim por këto ishin mundësitë.
Unë kam qenë i tronditur por kam mbyllur gojën, kjo është e vërteta por kam mbyllur gojë, janë dëshmi të jo pak grave, nuk kanë pranuar të ndryshojnë partinë për të mbajtur vendin e punës, do thoni ju pse e ke mbyllur gojën?
Sepse ka një logjikë më të madhe që është mbajtja bashkuar e koalicionit, kësaj historie duhet t’i vijë fundi, kësaj historie i vjen fundi nëse gratë i japin votën e besimit PS-së për të investuar besimin e tyre tek skuadra e vetme që mund të bëjë shtet, kush mund ta bëjë tjetër, Luli? Nuk e bën dot, dhe për më tepër meriton të ndëshkohet nga gratë dhe vajzat për diskriminimin e hapur me refuzimin që ti përfaqësojë në parlament.
Petriti, ai do e bëjë? Që mos i marr me radhë, Benin, kaubojsin apo me radhë. Jan në kërtkim të votzve që për të mos na lejuar mua dhe PS që të mos e kemi timonin vetëm. Nuk jemi kundër bashkëudhëtarëve por ne duam që të mbajmë timonin për të mbajtur përgjegjësi të plotë. Nëna me fëmijë se pas dekadash si sanitare hiqen nga puna se nuk pranojnë të marrin një teser partie, dhe lotët e shumë e shumë të tjerave se nuk lënë dot fëmijët pa bukë, kjo nuk mund të vazhdojë më kështu, nuk është cështja e një partie por është cështja e sistemit, kjo qëkur partitë e vogla rriten brenda territoreve brenda shtetit për patentat është një republikë, për subvensionet një tjetër dhe me radhë dhe në këtë republika vendosen flamurët e partive të koalicionit sipas radhës, bëhet e vështirë t;I gjesh punën sistemit.
E dini kush është baza e suksesit të policisë së shtetit, kur vendosëm trarët për parttitë që të vendosin sheaf e komisarë, jo në një polici e ndarë sipas partive.
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post