Në këto ditët e fundit të fushatës kryeministri Rama duket se nuk lë mangët sulmet ndaj askujt. Mbrëmë te Rudina ai ka sulmuar dhe Dashamir Shehin.
Pavarësisht se Shehi ka qenë në 2014-tën mbështetës i kryeministrit për Reformën Territoriale, kjo nuk e ka penguar Ramën që ta fyejë atë. Ai tha se Shehi i kujton faqoren e rakisë.
“Krahasimi me Dash Shehin më kujton vetëm faqoren e rakisë dhe unë rakinë e pi vetëm për të bërë gëzuar.
Nuk kam asnjë arsye për t’u krahasuar me Dash Shehin, i cili është kryetar i një partie të vogël që, edhe pse ka një qasje tjetër ndaj tepsisë, për tepsi janë këta të gjithë”, përfundoni Rama.
Kujtojmë se në këto zgjedhje Dashamir Shehi garon nën siglën e Partisë Demokratike, një mënyrë kjo për të pasur një vend të sigurt në Parlament.
(E.K/SHUPLAKA)