Nuk e dimë nëse do të ketë rast të dytë, në një vend të botës, ku kryeministri i një vendi, që ka humbur më shumë se 18 jetë njerëzish, të dalë në një videoselfie për të dhënë një deklaratë për situatën, ndërkohë që refuzon që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
“Marr pjesë në dhimbjen e thellë të familjeve që lotojnë për të afërmit e tyre. Rasti e deshi që të gjendesha pranë familjarëve në Durrës, ku nga rrënojat u nxor dhe viktima i parë, nuk do të harroj kurrë dhembjen që ndjeu i vëllai për motrën.
Do të bejmë gjithçka për të shpëtuar çdo fatkeq që gjendet nën rrënoja. Janë nxjerë nga rrënojat 41 persona, miqtë tanë kanë nisur ndihma, më kanë kërkuar që tiu përvcjell ngushëllimet e sinqerta për të gjithë familjarët”, u shpreh Rama që refuzoi të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
Kreu i qeverisë tha më tej se i gjithë shteti është sot në këmbë, dhe do të japë çdo shërbim të nevojshëm për qytetarët.
Situata më e vështirë nga tërmetet raportohet në Durrës dhe Thumanë, ku ende shumë qytetarë gjenden nën rrënoja.
Discussion about this post