Kryeministri Edi Rama i ka bërë ftesë me nota humori kancelares gjermane Angela Merkel.
Kreu i Qeverisë i ka thënë Merkelit që të vijë të shijojë klimën e Shqipërisë sepse sipas tij ne e kemi klimën më të mirë se Europa.
“Besoj se në një kohë të afërt Merkel do të ketë më shumë kohë dhe shpresoj të vizitojë sërish Shqipërinë, të njohë më nga afër realitetin tonë. Dhe për një farë mënyrë pas gjithë asaj ngarkese për tu shpërblyer me detin natyrën të shijojë diellin dhe humorin që e kemi më të mirë se Europa”, tha Rama.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ditën e sotme vizitoi Shqipërinë, për herë të dytë pas takimit zyrtar të mbajtur në vitin 2015. Në fokues të takimit mes Ramës dhe Merkelit janë marrëdhëniet dy paleshe dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjithashtu një temë e rëndësishme diskutimi janë zhvillimet rajonale ku Gjermania ka qenë iniciuese e procesit të Berlinit dhe “Ballkanit të Hapur”.