Ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme drejtori i Drejtorisë Rajonale të Patentave në Qarkun e Gjirokastrës
Dorëheqja e tij nga ky post drejtues vjen pas presionit që ka bërë në mbledhjen e fundit që zhvilloi me drejtorët rajonalë Edi Rama, gjatë vizitës në Gjirokastër.
Në mbledhjen e drejtorëve rajonalë, Edi Rama, ka kërkuar dorëheqjen e Selimit nga ky post pasi sipas Ramës, nuk ka funksionuar shërbimi për qytetarët.
Edhe pse nën drejtimin e Dino Selimit në pesë vitet e fundit, situate ka ndryshuar në Gjirokastër.
Dino Selimi ka karrierë të gjatë politike dhe kontribute në Partinë Socialiste të Tepelenës ku ka qenë kryetar deri para tre vitesh dhe influenca e tij është e madhe. (E.V/Faxweb.al)
Discussion about this post