Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një reagim në rrjetet sociale shkruan se SPAK duhet të hetojë dhe të zbulojë grupin kriminal që merret me shpërndarjen e kokainës në Bulqizë.
Bardhi thotë se Lefter Alla duhet të ndiqet penalisht dhe se SPAK duhet të zbulojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë një grup të strukturuar kriminal që merret me shpërndarjen dhe trafikimin e kokainës në zonën e Bulqizës.
Reagimi i Bardhit:
SPAK ka një mundësi reale të zbulojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë një grup të strukturuar kriminal që merret me shpërndarjen dhe trafikimin e kokainës në zonën e Bulqizës. Edi Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën. SPAK duhet të veprojë pa asnjë vonesë!