Kryeministri i vendit Edi Rama i ka drejtuar sot kryetarit të Partisë Demokratike një letër publike ku dhe i ka shtrirë dorën e dialogut.
Duke se në letër përpos kërkesës për dialog, Rama ka theksuar se nuk mund të lëviz prej pozicionit që ka, kështu që është radha e Bashës për të shkuar drejt zgjidhjes. (Lexo këtu)
Edhe pse kryedemokrati ende nuk ka bërë një reagim për këtë letër, pritet që sot t’i kthej një përgjigje.
Lulzim Basha do të jetë pasditen e sotme, rreth orës 18:45 në qytetin e Durrësit, në një takim me sturktuarat e Partisë Demokratike Durrës por dhe me mbështetësit e kësaj partie. Prej andej pritet që kryedemokrati të bëjë ndonjë reagim lidhur me letër publike që kryeministri i drejtoi ditën e sotme.