Dy punëtorë humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën pasi ranë nga skela, teksa po punonin për rikonstruksionin e një fasade pallati në kryeqytet, jashtë çdo kushti teknik, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë reagim nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe as nga kryeministri Edi Rama.
Por kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të reagojë për herë të parë mbi ngjarjen tragjike, duke iu përgjigjur komentit të një një ndjekësi në rrjetin social Facebook.
Teksa ka promovuar punimet për ndërtimin e rrugës Shkodër-Vleipojë, është hasur edhe me komentin thumbues dhe ironik të një ndjekësi.
“Sa punëtore u vranë në këtë vepër?- shkruan me ironi ndjekësi.
Duke hequr të gjitha përgjegjësitë nga shteti, kryeminisitri Rama lë menjëanë ngjarjen tragjike në kryeqytet, ndërkohë që i kthehet ashpër komentuesit.
“Kjo i bie te jete ironi tani eee? Hajde ironi hajde, po si ka mundesi qe kur vriten dyzina njerezish se keputet ura ne Itali, nuk i thote kush qeverise pse i vrave? Po si ka mundesi qe kur vriten punetore ne kantieret e ndertimit ne Itali, cka eshte nje problem shume i madh ne ate vend, nuk i thote kush qeverise pse i vrave? Po si ka mundesi qe pa piken e zorit, gjeja me e lehte qe u vjen disave si puna jote, eshte te flasin keq a te tallen me çdo pune edhe kur s’eshte rasti fare fare? Nejse, vesi del me shpirtin dhe kush e ka kete ves, do ta mbarte sa te kete jete, keshtu qe duke te uruar mbaresi e jete te gjate, s’kam rruge tjeter vecse te bej megjithe shpirt ate qe mundem per kete vend, e te duroj me buzeqeshje e respekt, edhe ata si puna jote per sa kohe do te zgjase kjo puna ime? Perqafime e forca, vazhdo perqesh e jep mend per punen e te tjereve?”- shkruan Rama.
(M.Q/Faxweb)