Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratet e kryetarit të Partisë demokratike Lulzim Basha se opozita mbështetet nga ekspertët gjerman për hartimin e programit qeverisës dhe se këta të fundit mbështesin aksionin opozitar për largimin nga qeveria të kryeministrit.
Me një gjuhë aspak etike dhe aggressive ndaj njerëzve të medias por jo vetëm, Rama I drejtohet personalisht kryedemokratit se ka gënjyer edhe për këshilltarin e kancelares gjermane për të cilin, sipas Ramës, Basha kishte deklaruar se ka bërë programin ekonimik të PD-së.
“O Artist po ç’bëhet kështu o vëlla, po edhe për atë “kryekëshilltarin e Merkelit” paske gënjyer mor burrë! Për atë Martin Hemcen e kam llafin që CDU thotë tani s’e njohim fare(!), kurse ti na pate thënë se ai bëri programin bombastik ekonomik të PD me porosi direkt nga Merkeli!
Apo thuaj rrena është më e kollajshme se puna e shyqyr që janë qimrat.net bahrifallirakipi.lesh me krasten.com e me andilubonjen.al dhe shit rrena se i ha populli, siç i hëngrën deputetët e kryebashkiakët kur u the Gjermania është me revolucionin?”, shkruan Rama.
(F.GJ/FAXWEB.AL)