Në përfundim të konferencës së përbashkët për shtyp pas takimit me ministrin e Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, kryeministri Edi Rama e siguroi atë se do të arrihet kapërcimi i këtij momenti. “Me siguri do të jemi në gjendje ta kapërcejmë këtë moment”, iu drejtua Rama, duke lënë të kuptohet se shpreson në arritjen e një dialogu me opozitën.
Edhe në këtë konferencë për shtyp, në shoqërinë e kryeministrit Edi Rama, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, u ndal sërish tek rëndësia e bashkëpunimit nga ana e opozitës, e cila duhet t’i japë fund bojkotit që vështirëson rrugën e procesit të integrimit të Shqipërisë.
“Pse dëshirojnë njerëzit të shkojnë në Europë? Sepse është për forcën e ligjit dhe jo për ligjin e forcës. Unë besoj se është e rëndësishme t’i qëndrojmë këtij parimi, duhet të merren parasysh premisat më të mira për zhvillimin e vendit. Ne si gjermanë duam t’iu ndihmojmë, ndaj kërkojmë bashkëpunim.”, u shpreh ndër të tjera ministri Gabriel në mesazhin e tij drejtuar opozitës.
(XH.A/SHUPLAKA)