Kryeministri Edi Rama në një konferencë me presidentin e Serbisë Vuçiç, kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, dhe me presidentin e Malit të Zi Gjukanoviç, ripërsëriti qendrimin e tij se Kosova duhet të ishte pjesë e këtij takimi.
Pavarësisht se pak ditë më parë Serbia mohoi një nga masakrat më të mëdha ndaj shqiptarëve, Rama deklaroi se sjellja e Kosovës është e gabuar, dhe po e çon atë drejt vetëizolimit.
Rama: Kjo nismë nuk është përjashtuese për askënd, nuk ka kushte. Më lejoni që ta them hapur se për mua personalisht mendoj se refuzimi i vazhdueshëm i Kosovës është në dëm të tyre.
Ne jemi këtu për të ndërtuar ura, i gjithë ky proces është në koherencë me aspiratat e të gjitha vendeve për të përshpejtuar procesin e integrimit të BE-së.
Nisma nuk ndalet, do të vazhdojë me bindjen se i kemi të gjithë forcat për të zbatuar marrëveshjet që janë bërë më parë.
Plagët e të shkuarës nuk kurohen me helm, por me ilaçe, dhe për këtë mjafton të shohim shembujt e jashtëm. Mbyllja dhe refuzimi na kanë treguar se nuk sjellin asnjë të mirë.
(E.K/Faxweb.al)