Ditën e djeshme pati një raport shumë të fortë nga DASH në lidhje me drogën në Shqipëri. Ai nënvizonte faktin se Shqipëria është kthyer në vendin kryesor transit të drogës në rajon dhe jo vetëm.
Ndërkohë që kryeministri Ram me një fjali është munduar që t’i kthejë përgjigje këtyre akuzave. E si gjithmonë nuk mund të mungonte shprehja e famshme e Ramës ‘’ka akoma punë për të bërë’’.
‘’Raporti i Departamentit të Shtetit provon sa shumë është bërë në luftën kundër kanabisit. Shumë mbetet për t’u bërë dhe do të bëhet se s’bën’’, shkruan Rama.
Nga ana tjetër LSI ka pasur një reagim të fortë për këtë raport duke thënë se menjëherë duhet të reagohet ngfa të gjitha institucionet përgjegjëse dhe se kjo situatë është e papranueshme.
Pikat kryesore të raportit:
- Shqipëria është bazë për operacionet rajonale të organizatave të krimit të organizuar.
- Shqipëria prodhon dhe trafikon sasi të konsiderueshme marijuane, kryesisht për tregun Europian.
- Shqipëria është vend tranziti për heroinën dhe kokainën afgane.
- Shqipëria shërben si një pikë kyçe për shpërndarjen e heroinës në të gjithë Europën.
- Paratë e krimit pastrohen me lehtësi në Shqipëri.
- Shqipëria ka korrupsion të shfrenuar dhe institucione të dobëta.
- Shqipëria ka kontroll të dobët të kufijve dhe zbatim të dobët të ligjit në dogana, çfarë lehtëson trafiqet e paligjshme.
- Pasuritë e paluajtshme, veçanërisht në zonat bregdetare, projektet e zhvillimit të biznesit, dhe lojrat e fatit janë metodat më popullore të fshehjes së të ardhurave kriminale.
- Organizatat e zbatimit të ligjit janë joefikase në luftën kundër pastrimit të parave.(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post