04:58 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Rama i ka bërë një nder Amerikës”, Kalaja: Po e përdor për të qëndruar sa më gjatë në pushtet

21:46 | 13/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Samiti i Berlinit/ Kalaja: Propaganda e Ramës në kundërshtim me deklaratën e shteti gjerman

I ftuar në studion e FaxNews mbrëmjen e sotme, gazetari dhe aktivisti i njohur Aulon Kalaja ka komentuar lëvizjet e fundit politike në vend, duke filluar nga “krisjet” brenda Partisë Socialiste me “braktisjen” që Rama i bëri kreut të ri të bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetri, e deri tek largimi i Fran Frrokaj një ditë para betimit të kryebashkiakut të ri të Lezhës, apo edhe problemet në sistemin e drejtësisë.

Referuar deklaratave të Ramës ndaj Pjetrit, të ardhura këto në një moment kur Partia Demokratike publikojë dokumente që tregonin arrestimin, dënimin e më pas dëbimin e Pjetrit nga Italia, Kalaja shprehet se lëvizje të tilla janë të pritshme nga Rama. Sipas Kalas, Rama i hedh shpesh poshtë bashkëpunëtorët e tij pasi i dalin të vërtetat në shesh.

“Rama në momentin që dalin të vertetat në shesh i hedh poshtë bashkëpunëtorët e tij. Kjo ka ndodhur gjithëmon dhe të gjithë ata të cilët ndodhen pranë tij e kanë këtë frikë.

Unë gjykojë që Valdrin Pjetri nuk është një rastësi por një fenomen, të cilin pasi nuk ju nevoit më e tradhtoi, pavarësisht se Pjetri ka hyrë aty me urdhrat e tij dhe gjendet aty falë besimit të Ramës.”

Referuar betimeve të bëra nga kryetarët e rinj në bashkive, gazetari shprehet se ato janë ilegale për faktin se nëse marrim parasysh menyrën se si u zhvilluan zgjedhjet, këta krybashkiak kanë ardhur në pozicionet e tyre pa garë.

I pyetur për largimin e kreut të bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, një ditë para konstituimit të kreut të ri të bashkisë, Kalaja shprehet se ky nuk është një rast i jashtëzakonshëm por thjesht diçka ndryshe nga betimet e tjera që jemi mësuar të shohim deri tani.

“Betimet e këshillëve Bashkiak bëhen në mënyrë jo legale. As në formë dhe përmbajtje 30 Qershori nuk ka prodhuar kryebashkiak të tillë. Të hysh në zgjedhje dhe të qeverisësh do të thotë që të mundësh kundërshtarin në garë. Kë mundi Edi Rama?

Shumica e qytetarëve janë të papërfaqësuar, shifrat e tregojnë qartë. Rama nuk ka për t’i mbajtur të 61 Bashkitë. Do ta ketë të pamundur. Nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme përsa i përket rastit të Fran Frrokajt. Ky ishte lëshimi i postit nga kryetari i Bashkisë në një mënyrë ndryshe nga çka ndodhur më parë. Por situata nuk duhet të ndalet këtu. Një rast i tillë nuk bën diferencën. Duhet që të ketë një aksion nga opozita së bashku.”, ka deklaruar gazetari.

I pyetur në lidhje me Reformën në Drejtësi dhe Gjykatën Kushtetuese, Kalaja shprehet se Rama po shfrytëzon muhaxhedinët, të cilët, sipas tij, janë ‘dobësia’ e Trump, për të zvarritur Reformën në Drejtësi.

Përsa i përket Gjykatës Kushtetuese, gazetari tha se për shkak se kjo gjykatë është institucioni më i rëndësishëm në vend, politika duhet të qëndrojë larg saj. Sipas Kalas, edhe në rast rotacioni politik kjo gjykatë duhet të jetë e pavlefshme.

“Rama iu ka dhënë çelësat e Reformës në Drejtësi amerikanëve, por ai po shfrytëzon një kontribut që ka dhënë ndaj Amerikës. Ai po shfrytëzon opozitën iraniane, e cila për Trumpin është një çështje tepër e rëndësishme.

Rama po mban në këmbë shtetin Amerikan për shkak të muxhahedinëve. Kjo është një çështje shumë sensitive për ta. Prandaj i krijonë Ramës hapsirën për të zvarritur  Reformën në drejtësi, vetëm duke përdorur muxhahedinët.

Ky është absurdi… Gjykata Kushtetuese është e shenjtë dhe vendoset në lëvizje nga 1/4 e deputetve, persidenti apo avokati i popullit; vetë kjo tregon forcën e kësaj gjykate. Ajo duhet të jetë e paprekshme. Nuk e di se cfarë do të ndodh me ndryshimin e pushtetit, por mendoj se gjëja e duhur do të ishte që qeveria të mos ndërhynte farë në gjyqësor.”

Ndër të tjera duke folur në lidhje me protestën e artistëve, gazetari ka përsëritur edhe njëherë faktin se ideja për shembjen e godinës është për të gllabëruar fondet publike.

Ai ka bërë thirrje që të gjithë dashmirësit e artit të kontribojnë sadopak të ardhura me qëllim që artistët të mund ta restaurojnë vetë teatrin.

“Nuk vjen era amoniak atje apo tualeti, sikurse thotë zoti Veliaj. Këta që janë dashamirës të artit, le të ngrenë një tjetër teatër diku tjetër por t’mos e prekin atë ekzistentin. Por, këtu nuk bëhet fjalë për teatrin por për një gllabërim të fondeve.

Gjithësesi, artisët do të mundohen që me të ardhurat që do të mbledhin nga dashmirësit e artit dhe ndërkombëtarët ta rindërtojnë vetë këtë teatër. Kështu që kur të kaloni nga teatri kontriboni.”, ka përfunduar intervistën e tij gazetari Aulon Kalaja.

(B.L/ FAXWEB.AL)

Etiketa: Aulon KalajaFran Frrokajramareforma ne drejtesivaldrin pjetri
Pas

Pse jeni ende beqar? Ja përgjigjja që jep horoskopi për secilën shenjë

Para

Nuk pritej, ish-autorja e “Hell’s Kitchen” sapo i hodhi gati një fyerje Renato Mekollit!

Para
Nuk pritej, ish-autorja e “Hell’s Kitchen” sapo i hodhi gati një fyerje Renato Mekollit!

Nuk pritej, ish-autorja e “Hell’s Kitchen” sapo i hodhi gati një fyerje Renato Mekollit!

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.