11:44 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama i kërkoi të mos i hiqte titullin “Qytetar Nderi” Veton Surroit, merr vendimin prefekti i Kukësit

12:24 | 02/12/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ “Ça nderi qarku është ky, duhet ta heqim sot” del video ku Safet Gjici kërkonte me ngulm në mbledhje që ti hiqet titulli Veton Surroit

Prefekti i qarkut Kukës Zenel Kuçana ka refuzuar heqjen e titullit “Qytetar Nderi” për Veton Surroin, duke hedhur poshtë kështu vendimin e Këshillit Bashkiak.

Kuçana tha ligji për vetëqeverisjen vendore nuk i jep tagër Këshillit Bashkiakë që të heq titujt e nderit, dhe për këtë ai e ktheu mbapsht vendimin e marrë.

Surroi e kishte marrë titullin e qytetarit të nderit që në vitin 2015, ndërkohë që me propozim të Gjicit, me pretendimin se kishte fyer luftën e UÇK-së, Këshilli Bashkiak vendosi që ti hiqej.

Kjo solli një debat të madh në skenën publike në vend, ku u desh dhe reagimi i vetë Ramës, që i kërkonte prefektit të mos e miratonte vendimin, të asaj që ai e quante një ”marrëzi kolektive”.

“Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit është një lajthitje kolektive që uroj Prefekti do ta refuzojë! Ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve.

Ky vend s’mund të jetë një planet më vete brenda botës që e ka sistemuar me kohë e me vakt këtë punë, ku s’ka president që jep medalje për heronjtë e luftërave të shkuara se kështu i thotë koka dhe s’ka këshill që ia heq titullin dikujt me kërkesë të disave! Boll me këtë absurd!”, shprehej Rama atë ditë.

Ndërkohë pas Ramës, do të reagonte atë ditë edhe Gjici, që kërkoi falje për vendimin e marrë, që gjerësisht u interpretua si një qokë ndaj kryeminsitrit, për shkak se ky i fundit ishte kritikuar nga ana e Veton Surroit. (E.K/Faxweb.al)

Pas

“A përfshihen si viktima të Covid-19 qytetarët që vdesin në banesë?”, Kalo flet për manipulimin e shifrave: Është e përcaktuar ligjërisht dhe shkencërisht, nuk ka asnjëlloj ndryshimi

Para

I hoqën mandatin por del ”i pastër” me drejtësinë, Gjykata pushon hetimet për Valdrin Pjetrin

Para
Gjyqtarja dha dorëheqjen, shtyhet sërish seanca për pushimin e hetimeve ndaj Valdrin Pjetrin

I hoqën mandatin por del ''i pastër" me drejtësinë, Gjykata pushon hetimet për Valdrin Pjetrin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Operacioni “Koordinata” në Shkodër: Zbulohen dhe asgjësohen mbi 5900 bimë narkotike, procedohen zyrtarë lokalë

Inflacioni bazë në rritje, arrin nivelet më të larta në një vit

Krujë/ Zbulohet plantacion me 591 bimë narkotike, arrestohen dy vëllezërit dhe bashkëpunëtori

Vazhdon ngërçi politik në Kosovë , konstituimi i Kuvendit dështon për të 34-ën herë

Qëlloi gardianin e burgut të Fierit me disa të tjerë, arrestohet 32-vjeçari, dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje

Komisioni i Stabilizim-Asocimiit në Strasburg, Zhupa: Ligje me porosi për të fuqizuar klientët e pushtetit. Licensa për kanabis, si licensa për vota

Ekspertët: Sulmet bërthamore ndaj Iranit nuk pritet të shkaktojnë katastrofën e Çernobilit

Abuzimet me tenderat në ARRSH, SPAK përfundon hetimet për gjashtë ish-zyrtarë

Turqia rrit masat e sigurisë ajrore dhe dënon sulmet izraelite ndaj Iranit

Raketa Starship e SpaceX shpërthen gjatë testimit në Teksas (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.